Oferta e çmendur ka arritur, Pierre Kalulu largohet nga Milani?
Lojtarët e Milanit kanë shënuar ngritje të mëdha në vlerë pas fitimit të Scudettos këtë sezon.
Lojtari i cili ka shënuar rritjen më të madhe është Pierre Kalulu, për të cilin gjigantët europian janë të gatshëm të ofrojnë 50-60 milionë euro edhe pse Milani e bleu për vetëm 1 milionë euro.
Kalulu u transferua në San Siro në verën e vitit 2020 nga Lyoni, ndërsa këtë sezon u etablua si titullar në skuadrën e Piolit, duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime në 37 ndeshje të luajtura.
Paraqitjet mbreslënëse të francezit janë vënë re nga gjigantët europian dhe PSG madje ka gati ofertën joshëse për Milanin.
Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Mauro Icardit dhe 30 milionë euro në këmbim të Kalulus.
Rosonerët do ta studiojnë ofertën e PSG, pasiqë Icardi do të ishte një super përforcim për vijën e sulmit.