E bujshme: Koulibaly transferohet te gjiganti italian!

Koulibaly largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!

Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Armando Maradona këtë verë.

Senegalezit i skadon kontrata me Napolin vitin e ardhshëm dhe për De Laurentiis kjo është mundësia e fundit për të përfituar nga shitja e tij.

Interesim për Koulibalyn ka shfaqur Barcelona, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mbrojtjes dhe e kanë piketuar 30-vjeçarin si përforcimin ideal.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus është i gatshëm t’ia ofrojë Napolit  35 milionë euro dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here