Milan ka zgjedhur sulmuesin me 16 gola të shënuar për të zënë vendin e Ibrahimovic!

Me Zlatan Ibrahimovic që do të qëndrojë jashtë fushave për plot 7 muaj pas një operacioni të bërë në gju, skuadra e Milanit ka filluar të mendojë për emrin që do ta zëvëndësojë atë.

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Rossonerët kanë zgjedhur Gianluca Scamaccan si pasardhës të suedezit. Sulmuesi i Sassuolos ndiqet nga Milan tash e sa kohë.

23 vjeçari konsiderohet si një futbollist me karakteristika si të Ibrahimovic dhe ka akoma shumë mundësi për tu përmirësuar.

Sezonin që lamë pas ai shënoi 16 gola në Serie A duke përfituar kështu një rinovim kontrate me Sassuolon deri në vitin 2026.

Për shitjen e tij klubi po kërkon hiç më pak se 40 milionë, shumë kjo që mund të ofrohet nga Rossonerët duke marrë parasysh faktin që skuadra mund të bëhet me pronarë të rinj këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here