Tonali zbulon bisedën me Donnarumman pas triumfit në Serie A!

Mesfushori i AC Milan, Sandro Tonali ka zhvilluar një bisedë me Gianluigi Donnarumman pas triumfit në Serie A.

Padyshim meritor i madh në trofeun e 19-të të Milanit në Serie A ishte edhe Sandro Tonali me një kontribut të madh në mesfushën e Rossonerëve.

Tonali deklaroi se besonte që nuk ishin skuadra më e fortë mirëpo treguan që mund të arrijnë gjithçka kur luftojnë së bashku si një skuadër.

22 vjeçari tregoi edhe për bisedën që zhvilloi më pas me Donnarumman i cili e kishte thirrur për ta uruar atë për titullin e fituar.

‘Donnarumma më shkroi mua. Unë shpresoj se ai është i lumtur për suksesin tonë njejtë siç jam unë për suksesin e tij. Ai shkoi në Paris ku fitoi menjëherë titull pasi e dinte se kishte një rrugë për të ndjekur. Ndërkohë edhe ne hap pas hapi e arritëm fitoren tonë’- përfundoi Tonali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here