RedBird ka gati goditjen e madhe!
Fondi amerikan RedBird është shumë pranë blerjes së Milanit dhe sipas raportimeve të fundit marrëveshja pritet të finalizohet javën e ardhshme.
Fondi amerikan ka plane të mëdha për Milanin, ndërsa Gazzetta dello Sport, ka zbuluar objektivin kryesorë për merkaton e verës.
Sipas Gazzetta dello Sport, RedBird synon transferimin e Raheem Sterling te Milani këtë verë.
Sulmuesit anglez i skadon kontrata me Cityn verën e ardhshme dhe për shërbimet e tij RedBird janë të gatshëm të ofrojnë 50-60 milionë euro.
Sterling ka realizuar 17 gola dhe 9 asistime këtë sezon në 47 ndeshje të luajtura me Cityn.