Marrëveshja është arritur: Gonçalo Guedes transferohet te gjiganti italian

Gonçalo Guedes te gjiganti italian!

Sulmuesi portugez, Gonçalo Guedes do të largohet nga Valencia këtë verë pas katër sezoneve në Mestalla.

Guedes e përfundoi sezonin me 13 gola dhe 5 asistime në 42 ndeshje të luajtura dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Mediat spanjolle, raportojnë se Guedes ka arritur marrëveshje personale me Romën dhe se tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.

Roma është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e portugezit dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Mourinho e dëshiron portugezin në skuadër dhe Guedes do të ishte një super përforcim për Giallorosët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here