Një tjetër kryevepër nga Maldini: Milan transferon një mesfushor për 18 milionë euro!

Drejtuesit e Milanit po punojnë pa u ndalur që të sjellin përforcime për sezonin e ardhshëm pas triumfit në Scudetto, kështu që nuk ka kohë për të pushuar.

Nga ana tjetër Rossonerët priten që të bëhen me pronarë të rinj shumë shpejt kështu që një listë dëshirash për merkaton është duke u bërë gati nga përfaqësuesit e klubit.

Prej emrave më të dëshiruar është ai i mesfushorit të talentuar të River Plate, Enzo Fernandez.

Argjentinasi është një ‘fëmijë’ i River Plates dhe këtë sezon ka pasur rol kyç në skuadrën e Marcel Gallardos, dhe performanca e tij sulmuese (8 gola dhe 20 asistime) nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadrat europiane.

Skuadra më serioze duket të jetë Milan e cila ka bërë gati 18 milionë euro për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here