Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala prej sezonit të ardhshëm do të jenë së bashku në një skuadër, raporton kështu Sky.
Siç bën të ditur ky gjigant mediatik, dyshja sulmuese është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me skuadrën e Interit.
Përfaqësuesit e Neroazzurëve kanë filluar bisedimet me agjentin e Romelu Lukakut ndërkohë që bisedimet me Dybalan tashmë janë tema numër 1 në Itali tash e sa javë.
Kujtojmë që verën e kaluar Chelsea pagoi për belgun plot 97,5 milionë funta. Lukaku këtë sezon me Blutë e Londrës arriti që të shënojë 15 gola.