Oferta stratosferike ka arritur: Maignan largohet nga Milani

Oferta joshëse ka arritur, Maignan largohet nga San Siro?

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij sezonin që lam pas.

Maignan u transferua te Milani verën e kaluar nga Lille, si zëvendësues i Donnarummas dhe ka arritur ta fitojë çmimin si portieri i sezonit në Serie A.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Maignan mund të largohet nga Milani, pasiqë Manchester United synon transferimin e francezit.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag e dëshiron Maignan në skuadër dhe drejtuesit e United janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e francezit.

Milan e bleu Maignan për 15 milionë euro dhe Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Djajve të Kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here