Bisedimet kanë filluar: Mario Gotze transferohet te gjiganti italian!

Lajm surprizë nga Holanda, Mario Gotze në Serie A!

Mesfushori gjerman, Mario Gotze mund ta vazhdojë karrierën në Itali, sipas mediumit sportiv holandez Sport1.

Gotze ka realizuar 12 gola dhe 11 asistime në 52 ndeshje të luajtura këtë sezon me PSV, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.

Sipas Sport1, Milan synon transferimin e 29-vjeçarit në San Siro dhe madje Maldini ka nisur bisedimet me agjentin e gjermanit.

Gotze ka klauzolë prej 5 milionë eurove, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here