Plani djallëzor i Mendes: Ylli i Milan largohet nga San Siro!

Jorge Mendes, njëri prej agjentëve më të famshëm në botën e futbollit dëshiron tashmë që të përfitojë diçka më shumë nga njëri prej futbollistëve të tij që shpërtheu këtë sezon.

Siç raportojnë mediat në Itali, Mendes nuk është aspak kundër që në sezonin e ardhshëm Rafael Leao të jetë pjesë e ndonjë skuadre të madhe në Premier League ku Manchester City është skuadra e interesuar.

Nga ana tjetër Mendes po punon gjithashtu që në San Siro të sjellë Renato Sanchez nga Lille, për të qetësuar fansat kuqezi.

Fansat rossonerë janë të shqetësuar. Një klub që ka ambicie të larta nuk duhet të shesë futbollistët e tij më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here