Para dhe një futbollist: Juventus bën për vete yllin e Serie A!

Juventus po bëhet gati për të bërë një lëvizje tejet të rëndësishme në merkato e cila pritet që të zgjidhë problemin e largimit të Giorgio Chiellinit.

Legjenda e Zonjës së Vjetër nuk është një emër i lehtë për tu zëvëndësuar por Biankonerët tashmë duket se kanë gjetur emrin e duhur për ta marrë një përgjegjësi të tillë.

Fjala është për legjendën e Napolit, Kalidou Koulibaly i cili deri më tani nuk ka rinovuar kontratën dhe duket se po pret ofertën e duhur për tu larguar nga stadiumi Diego Armando Maradona.

Napoli po kërkon të ulë pagat e futbollistëve, ofertë të cilën senegalezi nuk po e pranon ndërkohë që Juventus po bëhet gati që napolitanëve ti ofrojë shërbimet e Merih Demiral dhe një shumë të caktuar parash.

Tuttosport bën të ditur se një marrëveshje e tillë mund të arrihet lehtë mes dy palëve nëse Koulibaly nuk është dakord për të rinovuar kontratën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here