Beppe Marotta është duke planifikuar një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj vere.
Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku, dëshiron që të rikthehet tek Interi dhe ky lajm tashmë ‘mori dhenë’ në Itali.
Pothuajse të gjitha mediat italiane mbrëmë shkruan se Inter tashmë ka filluar ‘Operacionin Lukaku’.
Belgu ka muaj tashmë që po kontakton rregulisht me ish skuadrën e tij edhe po punon për një rikthim në qytetin e modës, megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Një vit më parë menjeherë pas triumfit në Champions League, Chelesa ofroi 115 milionë euro për shërbimet e sulmuesit belg duke arritur ta bëj atë për vete menjëherë.
Mirëpo Lukaku dështoi në Stamford Bridge, duke dalur publikisht hapur dhe duke kërkuar rikthimin tek Neroazzurët.
Tashmë një zgjidhje tjetër po bëhet gati nga Marotta pas 115 milionë euro nuk mund të ofrohen nga Neroazzurët.
Huazimin e sulmuesit belg dhe në negociata të përfshihet edhe kartoni i Stefan de Vrij, ofertë kjo që pritet të pranohet nga Blutë e Londrës.
Lukaku aktualisht paguhet 12 milionë paund në sezon mirëpo për një rikthim në Giuseppe Meazza do të pranojë një reduktim të ndjeshëm.