Maldini nuk zhgënjen: Milan siguron zëvëndësuesin e Franck Kessie!

Euforia nga triumfi në Serie A tashmë ka përfunduar dhe Milan ka gjithë vëmendjen e saj tek merkatoja verore.

Nga Franca vjen lajmi që Renato Sanches është shumë pranë kalimit tek Milan pasi raportohet se ka pranuar një ofertë të bërë nga Rossonerët.

Milan është në kërkim të një mesfushori të ri pasi Franck Kessie do ti bashkohet Barcelonës si një futbollist i lirë.

Sipas Gazzetta dello Sport, favoriti kryesor për të zënë vendin e tij është pikërisht Renato Sanches i skuadrës franceze të Lille.

Agjenti i futbollistit, Jorge Mendes ka arritur një marrëveshje me kampionët e Serie A dhe tashmë gjëja e vetme që ka mbetur të përmbyllet është çmimi që do ti ofrohet skuadrës franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here