Gabriel Jesus në Serie A por nuk bëhet fjalë për Juventusin!

Gabriel Jesus sipas mundësive më të mëdha do të largohet këtë verë nga Manchester City dhe e ardhmja e tij mendohet që do të jetë në Serie A.

Deri më tani ishte vetëm skuadra e Juventusit që mendohej se mund të ishte skuadra e ardhshme e brazilianit mirëpo tashmë situata në merkato ka marrë një kahje tjetër.

Bëhet fjalë për Milanin e cila pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e Divock Origi po bëhet gati edhe për një ndërhyrje tjetër në repartin ofenziv.

90min.com bën të ditur se momentalisht futbollisti është i nxënë me kombëtaren braziliane dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ofertën e Rossonerëve.

Por gjithçka është në duart e drejtuesve të Citizens të cilët nuk janë të interesuar më që ta mbajnë brazilianin në Etihad Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here