Ilkay Gundogan nuk është i kënaqur aspak me situatën tek Manchester City dhe raportohet të ketë kërkuar largimin nga Etihad Stadium.
Gjermani me prejardhje turke mësohet se është i pakënaqur me paraqitjet e pakta në Premier League ku sezonin që lamë pas ai kishte zhvilluar vetëm 20 ndeshje në kampionat, ndërkohë që në të gjitha garat zhvilloi 43 ndeshje duke kontribuar me 16 gola.
Sipas gazetës gjermane Bild, interesim të madh për të kanë shfaqur skuadrat e Juventusit dhe Barcelonës, të cilat janë duke monitoruar me kujdes situatën në të cilën ai gjendet.
Juventus është favorite në këtë garë për arsye financiare dhe gjithashtu 31 vjeçari do të ishte një goditje e qëlluar në aspektin financiare por edhe për faktin që Gundogan ka një përvojë të madhe me vete.