Ky ishte sezoni i fundit i tij me skuadrën e Leeds.
Raphinha ditëve të ardhshme mund të arrijë një marrëveshje për tu transferuar tek skuadra e Juventusit e cila po përgatitë një shkëmbim për të siguruar shërbimet e tij.
I sakrifikuari pritet që të jetë Moise Kean, rikthimi i të cilit nuk përmbushi pritshmëritë e Massimiliano Allegrit i cili po kërkon një emër tjetër në krahë të sulmit.
24 vjeçari brazilian ka gjithashtu një pasaportë portugeze kështu që ai nuk do të zërë një vend për futbollistët që vijnë nga shtetet që nuk janë pjesë e BE.
Barcelona ka me muaj që po e ndjekë Raphinhan por tashmë duket se garën për yllin e Leicester do ta fitojë Zonja e Vjetër.
Kean pritet të ulë ndjeshëm çmimin e tij pasi për të anglezët po kërkojnë hiç më pak se 50 milionë euro.