Bombë nga Italia: Milan transferon yllin e Interit për 30 milionë euro

Lajm bombastik nga Italia, Milan rrëmben yllin e Neroaxurëve.

Milan dhe Inter kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe të dyja skuadrat pritet të bëjnë disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Te Milani pritet të transferohen Origi, Sanches dhe një qendërmbrojtës, por Rosonerët janë në kërkim edhe të një përforcimi për krahun e majtë të sulmit.

Te Interi pritet të transferohet dyshja Paulo Dybala-Romelu Lukaku dhe nga kjo situatë synon të përfitojë Maldini.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Maldini e ka piketuar sulmuesin e Interit, Joaquin Correa si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Correa u transferua verën e kaluar te Interi, por nuk arriti ta tregojë formën e duhur pas lëndimeve të shumta.

Me ardhjen e Dybalas dhe Lukakut, Correa nuk bën pjesë në planet e Inzaghit dhe Rosonerët janë gati të hidhen në sulm për transferimin e tij.

Correa realizoi 6 gola dhe 2 asistime në 36 ndeshje të luajtura për Interin dhe për kartonin e tij Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here