E bujshme: Dzeko largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Edin Dzeko mbetet në Serie A!

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko ishte protagonisti kryesorë në Meazza këtë sezon me 17 gola dhe 10 asistime në 49 ndeshje të luajtura.

Golat e Dzekos nuk mjaftuan për ta fituar Scudetton dhe 36-vjeçari mund të largohet nga Meazza këtë verë.

Inter është pranë transferimit të Dybalas, ndërsa bisedimet kanë nisur me Chelsean edhe për rikthimin e Lukakut.

Me ardhjen e tyre Dzeko do të ketë minuta të limituara te Interi dhe sulmuesi boshnjak dëshiron largimin.

Corriere dello Sport, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Fiorentina dhe Viola pritet që së shpejti të nis bisedimet për transferimin e Dzekos.

Vlera e Dzekos në treg është 5 milionë euro dhe Fiorentina është e gatshme ta paguaj kartonin e 36-vjeçarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here