Pep Guardiola ka vendosur të jap dritën jeshile për shitjen e njërit prej yjeve të Manchester Cityt.
Pas transferimit të Erling Haaland Citizens nuk kanë nevojë më për shërbimet e Gabriel Jesus, sulmues ky që me muaj të tërë po kërkohet nga Juventusi.
Tashmë për Zonjën e Vjetër janë hapur dyert për përmbylljen e këtij transferimi me Federico Cherubinin që ka filluar të lëvizë ‘të gjithë gurët’ për ta çuar deri në fund këtë mision.
Paga prej 5.5 milionë eurosh e brazilianit nuk është e ulët por gjithashtu nuk është një shumë që nuk mund të përballohet nga Biankonerët.
Guardiola kërkon shitjen e tij jashtë Premier League për të mos përforcuar ndonjë rival direkt për titullin.