Championsi do të rikthehet në Milano: Ja formacioni frikshëm i Milanit me Antony (FOTO)

Milani i madh po kthehet!

Milan arriti ta fitojë Scudetton pas 11 viteve dhe klubi tani ka kaluar nën pronësinë e RedBird Capital.

Euforia në Casa Milan është e madhe dhe Rosonerët synojnë rikthimin në majat e futbollit europian.

Milan pritet të bëjë disa goditje në merkaton e verës duke krijuar një skuadër që do të jetë konkurente edhe në Champions League.

Në mbrojtje Rosonerët do të transferojnë Sven Botman nga Lille. Në mesfushë pritet të transferohet dyshja Sanches-De Katelare.

Sa i përket sulmit Milan synon transferimin e Antony për krahun e djathtë të sulmit dhe Roberto Firminon në krye të sulmit.

Me një skuadër të tillë nuk ka dyshim se Pioli mund të bëjë një mrekulli dhe ta fitojë Champions League sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here