Lajm bombastik: Inter transferon yllin e Juventusit për 30 milionë euro!

Inter transferon yllin e rivalëve!

Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe te Interi priten disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Nga Interi pritet të largohet njëri nga treshja e mbrojtjes De Vrij-Skriniar-Bastoni dhe Marotta është në kërkim të zëvendësuesit ideal.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Marotta synon transferimin e Merih Demiral nga Juventusi.

Demiral është aktualisht i huazuar te Atalanta, por Bergamaskët nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes dhe Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Demiral pëlqehet edhe nga Inzaghi dhe Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e turkut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here