Inter dhe Napoli kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës!
Inter dhe Napoli kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe janë duke studiuar mundësinë e një shkëmbimi mes tyre.
Sulmuesi i Neroaxurëve, Joaquin Correa mund ta vazhdojë karrierën në Armando Maradona, pasiqë në Meazza pritet të transferohet dyshja Dybala-Lukaku.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Beppe Marotta është i gatshëm t’ia ofrojë Correan Napolit në këmbim të Kalidou Koulibalyt.
Koulibaly ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me Napolin dhe gjatë kësaj vere do të largohet nga klubi.
Correa pëlqehet nga Spalletti dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Insignes dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.