Real Madrid i ka hapur dyert për të, Ferland Mendy tek gjiganti i Serie A!

Edhe pse Marcelo ditë më parë i dha lamtumirën skuadrës së Real Madrid, kjo gjë nuk ka mjaftuar për Ferland Mendy që të fitojë besimin e drejtuesve të kampionëve të Europës.

Mbrojtësi i majtë nuk ka bindur sa duhet Carlo Ancelottin i cili është gati që të privohet nga shërbimet e tij ndërkohë që në Itali ky lajm u prit me shumë gëzim nga një skuadër e madhe.

Fjala është për Juventusin e cila me muaj të tërë është vënë në kërkim të një emri të denjë për të zënë vendin e Alex Sandros i cili do të largohet gjatë kësaj vere.

Los Blancos kanë ardhur me këtë propozim për Biankonerët duke kërkuar një shumë prej 28 milionë euro për Mendy, një shumë që nuk është e lartë për financat e Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here