Çfarë transferimi: Milan blen ‘De Bruynen’ e ri për vetëm 30 milionë euro!

Paolo Maldini ka gati transferimin më të rëndësishëm për Rossonerët sa i përket kësaj merkatoje verore. Fjala është për mesfushorin belg, Charles De Ketelaere i cili ka ngjallur interesin e shumë gjigantëve europianë.

21 vjeçari, pjesë e skuadrës së Club Bruge luan në rolin e mesfushorit sulmues dhe deri më tani ka arritur që të shënojë 18 gola dhe të asistojë 10 herë për shokët e skuadrës.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara besojnë se ai është futbollisti ideal për Rossonerët.

Në një intervistë me PianetaMilan, gazetari belg Alexandre Braeckman foli për interesimin e Milanit për të siguruar shërbimet e tij.

Ai deklaroi se oferta e parë ka arritur nga Milan ku bëhet fjalë për 30 milionë euro plus bonuse. Braeckamn në fund deklaroi që sinqerisht ai mendon se Ketelaere do të jetë De Bruyne i ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here