Tradhëtia e vitit: Ylli i Interit transferohet te Juventusi

Ylli i Interit drejt transferimit te Juventusi!

Pas një sezoni të dobët duke përfunduar në pozitën e katërt, te Juventus priten ndryshime të mëdha në skuadër gjatë kësaj vere.

Biankonerët synojnë transferimin e disa futbollistëve, ndërsa sipas raportimeve të fundit, ylli i Interit mund të transferohet në Torino.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Edin Dzekos nga Interi.

Allegri e sheh sulmuesin boshnjak si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic. Dzeko e përfundoi sezonin me 17 gola të shënuar, por Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin 34-vjeçarin këtë verë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Juventus do të ofrojë 5 milionë euro për kartonin e Dzekos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here