Bombë nga Italia: Sanches transferohet në Serie A, por jo te Milani!

Lajm bombastik nga Italia, Sanches në Serie A, por jo te Milani!

Mesfushori portugez, Renato Sanches pritet të largohet nga Lille gjatë kësaj vere, pasiqë interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Sanches është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, madje është raportuar se ka arritur marrëveshje personale me Rosonerët.

Milan dhe Lille nuk kanë arritur marrëveshje ende rreth Sanches dhe në garë është përfshirë edhe PSG.

E përditshmja italiane La Stampa, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus është futur në garë për Sanches dhe se Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Lille.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Sanches mund ta vesh fanellën e Biankonerëve gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here