Fansat e Interit në delirë: Inter siguron 4 përforcime, luftojnë për Serie A por ndoshta edhe për Champions!

Giuseppe Marotta ishte në një disponim tejet të mirë gjatë intervistës së fundit të dhënë për mediat në Itali.

Drejtori sportiv i Interit bëri të ditur se tashmë dy futbollistë tashmë veçse janë me një këmbë në Meazza ndërkohë që me dy të tjerë janë duke u zhvilluar bisedime.

Emrat që tashmë dihet se do të jenë futbollistë të Interit janë Henrikh Mkhitaryan dhe Andrea Onana, ndërkohë që pranë arritjes së marrëveshjes janë Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala.

Një gjë tashmë është e qartë, Inter do të jetë shumë më e fortë sesa në sezonin që lamë pas dhe Scudetto synohet të jetë përsëri në vitrinat e skuadrës mirëpo Neroazzurët do luftojnë edhe për Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here