Nuk rinovon me Napolin: Fabian Ruiz për 30 milionë euro tek gjiganti i Serie A!

Kur vëmendja nga ai u largua pasi mendohej se rinovimi me Napolin ishte një punë e kryer, Fabian Ruiz ka habitur të gjithë me refuzimin për të vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e De Laurentiis.

Në Twitter gazetari i njohur italian Giovanni Ca.puano ka deklaruar se Ruiz ka përfunduar përsëri në radarët e Juventusit.

Ish mesfushori i Real Betis muaj më herët kishte qenë një emër tepër i rëndësishëm për Massimiliano Allegri, me teknikun e Zonjës së Vjetër që ka ngjallur përsëri interesimin për të.

Aurelio De Laurentiis tashmë duket i dorëzuar dhe për largimin e tij po kërkon një shifër prej 30 milionë eurosh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here