Bombë nga Italia: Dzeko transferohet te rivalët e Interit

Edin Dzeko largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko mund të largohet nga Interi këtë verë pas vetëm një sezoni me fanellën e Neroaxurëve.

Dzeko u transferua te Interi verën e kaluar me parametra zero dhe arriti që të realizojë 17 gola dhe 10 asistime në 49 ndeshje të luajtura.

Por rikthimit i Lukakut në Meazza, Dzeko ka rënë në plan të dytë dhe drejtuesit janë të hapur për shitjen e tij.

E përditshmja italiane Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Dzekos.

Biankonerët e shohin Dzekon si zëvendësuesin ideal të Moratas, i cili do të largohet nga klubi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here