E bujshme: Milan transferon yllin e Fiorentinës për 25 milionë euro, nuk është Milenkovic!

Milan ka gati goditjen surprizë!

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë pa ndalur për përforcimet e merkatos së verës edhe pse Milan nuk ka zyrtarizuar ende asnjë blerje.

Rosonerët synojnë transferimin e një qendërmbrojtësi, një mesfushori dhe dy sulmuesve.

Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Jonathan Ikones nga Fiorentina.

Rosonerët e kanë piketuar francezin si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit dhe së shpejti do të nisin sulmin për të siguruar shërbimet e tij.

Ikone realizoi 3 gola dhe 4 asistime në sezonin e kaluar, ndërsa Fiorentina kërkon më së paku 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here