E bujshme: Milan transferon yllin e Lazios për 20 milionë euro

Rosonerët për shopping në Olimpico!

Milan nuk ka zyrtarizuar ende asnjë përforcim për sezonin e ardhshëm, por në San Siro pritet të transferohen më së paku katër lojtarë.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve është transferimi i një mesfushori që do ta zëvendësojë Franck Kessie i cili u largua.

Renato Sanches ishte i preferuari i Milanit, por portugezi do ta vazhdojë karrierën te PSG dhe tani Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Lazios.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Luis Albertos nga Lazio dhe Rosonerët kanë gati madje edhe ofertën.

Milan do të ofrojë 20 milionë euro për Alberton, shifër të cilën Lotito pritet ta pranojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here