Milan ‘plagos’ Juventusin, transferon objektivin e tyre!

Pas transferimit të Divock Origi nga skuadra e Liverpoolit, Stefano Pioli po kërkon edhe një emër tjetër për të kompletuar repartin ofenziv të tij.

Rossonerët raportohet se ‘i kanë hyrë në rrugë’ Juventusit e cila me urdhër të Massimiliano Allegrit po negocionte për transferimin e Luis Muriel të Atalantas.

Kolumbiani me një kontratë deri në vitin 2023 pritet që të largohet këtë merkato nga Bergamo dhe tani favoritja e madhe është Milani e cila është e gatshme të paguajë çmimin prej 15 milionë eurosh.

Një sulmues me një çmim të tillë është një rast që nuk kërkohet të humbet nga Maldini pasi Muriel padyshim që mund të marrë përgjegjësinë e sulmit të kampionëve të Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here