Nisma e Ten Hag: Dumfries tek United, ylli i Djajve të Kuq transferohet në Meazza!

Me një merkato që ka hyrë në një fazë interesante, skuadrat italiane akoma po tregohen ‘të ndrojtura’ por një gjë e tillë nuk po ndodhë me ato angleze.

Tekniku i Manchester United, Erik Ten Hag duket se ka bërë gati një propozim interesant shkëmbimi për Neroazzurët, ku si shënjestër e tij është Denzel Dumfries.

Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë shërbimet e Alex Telles, një emër i njohur për Neroazzurët pasi ai kishte qenë pjesë e tyre gjatë sezonit 2015-2016. Përveç kartonit të tij United do të ofrojë edhe një shifër prej 20 milionë eurosh.

Dumfries është një emër tepër i rëndësishëm për skuadrën mirëpo një ofertë e tillë i përshtatet shumë edhe Interit, me Beppe Marottan që pritet të ketë rolin kryesor në këto bisedime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here