Chelsea tashmë ka filluar sulmin në merkato me të gjitha forcat e veta dhe kërkon arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë me Juventusin.
Fjala është për Matthijs de Ligt, me qendërmbrojtësin e Zonjës së Vjetër i cili kishte paralajmëruar largimin e tij nga Torino pas përfundimit të sezonit që lamë pas.
Për një arsye të tillë tashmë edhe Juventusi ka vendosur që të zbutë pak kërkesat e saj dhe tashmë ka ulur çmimin e tij prej 112 milionë eurosh sa kërkonte në fillim në 75 milionë.
Thomac Tuchel është një admirues i madh i mbrojtësit 22 vjeçar holandez i cili aktualisht nga Biankonerët paguhet me 220 mijë euro në javë.
Paga e tij e majme duket edhe arsyeja kryesore pse ai do të lihet i lirë të largohet nga Torino.