Negociatat kanë kaluar në një fazë tjetër dhe mesa duket Nicolo Zaniolo shumë shpejt nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Romës.
Sipas asaj që ka deklaruar Tuttosport, një mbledhje e re është mbajtur në mes të Federico Cherubinit dhe Tiago Pintos. Jose Mourinho nuk kërkon ta mbajë me zor Zaniolon në Olimpico dhe do të tentojë të përfitojë maksimumin nga shitja e tij.
Talenti i Giallorossëve vlerësohet rreth 50 milionë euro mirëpo Juventus do të mundohet që në marrëveshje të përfshijë Arthur ose Moise Kean për të ulur çmimin e tij.
Zaniolo është një dëshirë e kahmotshme e Massimiliano Allegrit, i cili e vlerëson lart talentin italian.