Lajm bombastik: Hakim Ziyech transferohet në Serie A, por jo te Milani!

Lajm bombastik, Ziyech transferohet tek një tjetër gjigant italian.

Pas largimit të Abramovich nga Chelsea, në Stamford Bridge pritet një revolucion këtë verë.

Disa lojtarë pritet të largohen nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar dhe një ndër ta është edhe Hakim Ziyech.

Sulmuesi maroken nuk ka përmbushur pritshmëritë në Stamford Bridge dhe drejtuesit e Bluve janë të gatshëm ta shesin.

Ziyech është i lidhur me një transferim te Milani, por Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Ziyech nga Chelsea, pasiqë Inzaghi e sheh marokenin si zëvendësuesin ideal të Perisic.

Neroaxurët mund ta shkëmbejnë Ziyech me Skriniar dhe sipas Calcio Mercato, janë në epërsi ndaj Milanit sa i përket këtij operacioni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here