Bombë: Juventus transferon yllin e Interit për 50 milionë euro, nuk është Skriniar!

Lajm bombastik nga Italia, Juventus transferon yllin e rivalëve.

Inter dhe Juventus janë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Inter ka zyrtarizuar afrimin e Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onana, ndërsa Juventus ka zyrtarizuar afrimin e Pogbas dhe Di Maria pritet të jetë emri i rradhës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e yllit të Interit në rast se De Ligt largohet nga klubi.

Juventus pritet të arkëtojë më së paku 90 milionë euro nga shitja e De Ligt dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e Denzel Dumfries.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar Dumfries si objektivin kryesorë.

Te Inter janë të hapur për shitjen e Dumfries për 50 milionë euro dhe gjithçka do të varet nga shitja e De Ligt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here