Sot zyrtarisht u hap edhe merkatoja në Itali dhe njëri prej emrave më të rëndësishëm që ka mbetur pa kontratë është ai i Luis Suarez.
Uruguajani nuk ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid për të rinovuar kontratën ndërkohë që një skuadër në Itali është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.
Në një sondazh të realizuar me fansat e Interit, ‘El Pistolero’ ishte emri më i preferuar për tu transferuar nga zikaltrit.
34% e fansave votuan për të ndërkohë që vendin e dytë e mori Dries Mertens me 33%, në vend të tretë u rendit Edinson Cavani me 20% ndërkohë i katërti ishte Andrea Belotti me 13%.
Tifozët tashmë e kanë thënë fjalën e tyre dhe gjithçka tashmë varet nga drejtuesit e skuadrës Neroazzure.