Lajm i bujshëm nga Italia, Investcorp synon blerjen e një tjetër gjiganti italian!
Pas tentativës për të blerë Milan-in, Al Ardhi, numri një i InvestCorp, fondi arab që vetëm dy muaj më parë ka provuar të blejë klubin kuqezi, por pa sukses, duket se do të provojë të blejë Inter-in.
Sipas Repubblica, Seria A është akoma një burim frymëzimi për fondin arab dhe jo vetëm. Klubi zikaltër, dhe në veçanti qyteti i Milanos, mbeten në qendër të vëmednjes së ekonomisë dhe për këtë tërheqin gjithmonë blerës të mundshëm.
Për këtë arsye, duket se Investcorp po mendon pikërisht të blejë Inter-in. Përveç këtij fondi, duket se është edhe një kompani amerikane, Ares Capital, si një investitor i mundshëm në blerjen e zikaltërve.
Mbetet për t’u kuptuar nëse nga zërat për një interesim do të kalohet te faktet. E sigurt është se dëshira për të blerë një klub në Serinë A ekziston dhe Inter-i është një mundësi shumë tunduese.