Gati 50 milionë euro: Milan transferon dyshen e frikshme!

Milan ka gati dy goditje të mëdha për merkaton e verës.

Milan nuk ka zyrtarizuar ende asnjë blerje në merkato, por Rosonerët do të hidhen në sulm ditët në vijim pas rinovimit të Maldinit dhe Massaras.

Rosonerët synojnë transferimin e dy sulmuesve, një mesfushori dhe një qendërmbrojtësi, ndërsa Calcio Mercato ka zbuluar dy super goditjet që pritet ti bëjë Maldini në merkato.

Calcio Mercato, shkruan se Milan do të transferojë njërin nga dyshja Asensio-Ziyech për vijën e sulmit dhe njërin nga dyshja Dybala-De Ketelaere për vijën e mesfushës.

Njëri nga dyshja Dybala-De Ketelaere do të luante si mesfushorë ofanziv pas sulmuesve, ndërsa për të kryer këto goditje Milan ka në dispozicion 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here