Cristiano Ronaldo gjatë verës së kaluar ishte larguar nga Serie A gjegjësisht prej skuadrës së Juventusit.
Gjatë ditëve të fundit emri i tij po përmendet si një përforcim i mundshëm për Romën e Jose Mourinhos por edhe nga këto thashetheme duket se nuk ka asgjë të vërtetë.
Ronaldo me shumë mundësi që do të rikthehet në Serie A por as tek Juventus e as tek Roma. Mediat në Itali tashmë po aludojnë se shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e tij është Napoli.
Ky opsion është mëse real për faktin se ata do të garojnë në Champions League dhe nëse nuk do të largojnë futbollistët aktual dhe me ardhjen e portugezit ata do të jenë në gjendje që të garojnë edhe për Scudetton.
Një gjë është e sigurt, na pret një sezon fantastik në Serie A.