Oferta prej 40 milionë eurove ka arritur: Kalulu largohet nga Milani

Oferta e majme ka arritur, Kalulu largohet nga San Siro? 

Pierre Kalulu është zbulimi i madh i Milanit në sezonin e kaluar. Rosonerët e transferuan francezin nga Lyoni për 1 milionë euro dhe ishte njëri nga lojtarët kyç në fitimin e titullit.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Kalulu ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka marrë një ofertë për 22-vjeçarin.

Calcio Mercato, shkruan se Chelsea synon transferimin e Kalulus gjatë këtij afati kalimtar dhe Blutë e Londrës i kanë ofruar Rosonerëve 40 milionë euro për shërbimet e francezit.

Edhe pse është një ofertë mjaftë joshëse te Milan nuk e kanë ndërmend ta shesin Kalulun, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here