Bayern Munich është pranë arritjes ndoshta edhe transferimit më të shtrenjtë të kësaj merkatoje verore. Fjala është për Matthijs de Ligt të Juventusit i cili ka paralajmëruar largimin javëve të ardhshme.
Për 22 vjeçarin interesim ka shfaqur Chelsea e cila ka ofruar 70 milionë euro me një bonus prej 10 milionë eurosh por këtë ofertë Biankonerët nuk e kanë pranuar, bën të ditur Sky Italia.
Avantazhi i Bayern Munich mund të jetë drejtori sportiv i skuadrës, Hasan Salihamdzic, i cili gëzon raporte të shkëlqyera me mbrojtësin holandez.
Para 3 vitesh bavarezët gjithashtu dëshiruan transferimin e tij mirëpo në fund ai zgjodhi Zonjën e Vjetër ku u transferua për 85.5milionë euro.