Agjenti i tij zbret në aeroportin Malpensa, ylli i Serie A shumë afër Interit!

Inter është shumë pranë arritjes së njërit prej objektivëve më të rëndësishëm për këtë merkato. Mësohet se agjenti i Gleison Bremer, Andersinho Marques është në aeroportin e Milanos, Malpensa.

Ky zbarkim i tij ka ndodhur në një periudhë kur thashethemet për transferimin e Bremer tek Inter po vijnë çdo ditë e duke u rritur.

Braziliani mendohet se do të jetë zëvëndësuesi i Milan Skriniar në qoftë se ai largohet këtë verë në drejtim të Paris Saint Germain siç po përflitet.

Bremer u zgjodh mbrojtësi më i mirë në Serie A sa i përket sezonit të kaluar dhe ka bërë të ditur që dëshiron të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi shtatlartë sezonin e kaluar zhvilloi plot 33 ndeshje në Serie A ku arriti të shënojë edhe 3 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here