Kthesë tjetër: Dybala largohet nga Juventus por mbetet në Serie A!

Paulo Dybala ishte shumë pranë transferimit tek skuadra e Inter.

Mirëpo drejtuesit e Neroazzurëve ndërruan mendje në fund dhe tashmë siç po rrjedhin ngjarjet argjentinasi nuk do të përfundojë në stadiumin Giuseppe Meazza.

Mirëpo ish ylli i Palermos duket se do të luftojë për titullin në Scudetto edhe në sezonet e ardhshme. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka marrë një ofertë nga skuadra e Napolit.

Skuadra jugore është gati që të paguajë plot 7 milionë euro në sezon për argjentinasin, gjë që ishte kërkesa kryesore e Dybalas për të rinovuar me Juventusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here