‘Lufta’ afër: Milan dhe Roma duelojnë për yllin e La Ligas!

Milan dhe Roma janë hedhur në garë për një futbollist i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar të La Ligas. Siç bën të ditur ‘Goal Italia’ bëhet fjalë për sulmuesin Nabil Fekir, i cili aktualisht është pjesë e Real Betis.

Skuadra nga Sevilla ka caktuar tashmë çmimin për francezin, që është plot 35 milionë euro.

Kujtojmë që Fekir u bashkua me skuadrën andaluziane në vitin 2019 nga Lyon për diçka më pak se 20 milionë euro.

Gjatë karierës së tij tek Lyon dhe Betis ai ka zhvilluar 311 ndeshje, ku ka shënuar 91 gola dhe ka asistuar 69 herë për shokët e skuadrës.

Këtë verë duket se garë e fortë do të zhvillohet në mes të Jose Mourinhos dhe Paolo Maldinit për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here