Marrëveshja është arritur: Marcelo transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Marcelo transferohet në Serie A.

Mbrojtësi brazilian, Marcelo u largua nga Reali pas 15 sezoneve në Santiago Bernabeo.

34-vjeçari dëshiron të mbetet në Europë dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Marcelo dhe Monza kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Brianteo Stadium.

Monza ka siguruar transferimin e Pessinas, Sensit, Ranochias, Cragnos dhe Marcelo është përforcimi i rradhës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here