RedBird hap thesin: Milan transferon yllin e Napolit për 25 milionë euro

Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin e Napolit.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm pas rinovimit të kontratave.

Rosonerët zyrtarizuan afrimin e Divock Origit, ndërsa sipas raportimeve të fundit Milan synon transferimin e yllit të Napolit.

Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Milan ka nisur sulmin për transferimin e mesfushorit të Napolit, Elif Elmas.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori ofanziv dhe e shohin 22-vjeçarin si përforcimin ideal.

Për të siguruar shërbimet e Elif, Milan do të duhet të ofrojë më së paku 25 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here