Dybala ka marrë telefonatën, argjentinasi me një këmbë te skuadra e re!

Të gjithë e duan, por Paulo Dybala ende nuk ka një ekip të ri.

Më pak se një muaj para fillimit të kampionatit dhe pasi është larguar zyrtarisht nga Juventusi prej 16 ditësh, ‘Joya’ nuk ka vendosur ende se cili ekip do të jetë i radhës.

Për momentin janë tre skuadra që konkurrojnë kryesisht për Dybala-n. E para është gjithmonë Inter-i, por për shkak të mungesës së largimeve në sulm, për momentin ka dalë nga gara, edhe pse kishte një marrëveshje me lojtarin.

E dyta është Roma, e cila ende nuk i ka plotësuar kërkesat e përfaqësuesve të argjentinasit, por që nuk heq dorë nga ëndrra.

Dhe më pas është Napoli, që vazhdon të jetë në kontakt me menaxherët e Dybala, por oferta do të ishte më e ulët se ajo e verdhekuqve. Dje, Mourinho duket se ka bërë bëri një tjetër hap drejt ish-numrit 10 të Juventus-it.

Para ndeshjes miqësore ndaj Portimonense me Zaniolo si protagonist, Mourinho vendosi t’i bëjë një telefonatë Paulo Dybala.

Një lëvizje e rëndësishme që i jep një përshpejtim të mëtejshëm negociatave për argjentinasin. Koha po ikën dhe tani drejtuesit dalin në fushë për të siguruar argjentinasin.

Sipas TMW, sulmuesi argjentinas do të ishte i gatshëm të pranonte ofertën nga verdhekuqtë: klubi i Mourinho-s, kujtojmë, i ka ofruar lojtarit një kontratë katërvjeçare me 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here